Pas tensioneve në seancë Policia Speciale rrethon objektin e Gjykatës

E publikuar: 17/11/2017 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia Speciale ka shtuar sigurinë brenda dhe jashtë objektit të Gjykatës Themelore ku u shpallën fajtorë katër aktivistët e VV-së për sulmin ndaj kuvendit. Ata u dënuan në total me 21 vjet e 6 muaj burg.

Gjatë dhënies së vendimit, familjarët dhe aktivistët kanë reaguar duke ngritur zërin, kurse në një moment ka pasur edhe konfrontim mes aktivistëve dhe policisë.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burgim.