Pas taksës, Thaçi e Vuçiq përplasen edhe për Asociacionin e urën e Ibrit

E publikuar: 07/06/2019 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai Serbisë, Aleksander Vuçiq janë përplasur edhe për Asociacionin në Forumin e Sigurisë në Bratisllavë të Sllovakisë.
Thaçi fillimisht ka thënë se Serbia nuk e ka zbatuar marrëveshjen e Brukselit për energjinë, shkruan lajmi.net. Presidenti po ashtu ka thënë se Serbia e ka ndaluar edhe hapjen e urës mbi Ibër që për rrjedhojë do të kishte edhe bashkimin e Mitrovicës.“Serbia nuk e ka zbatuar marrëveshjen për energjinë, menaxhimin e integruar të kufirit, ka ndaluar hapjen e urës në Mitrovicë për të mundësuar bashkimin e qytetit.
Sa i përket Asociacionit, ne e kemi zbatuar pjesërisht sepse e kemi themeluar ekipin për hartimin e statutit, mirëpo nuk është finalizuar sepse ne nuk mund t’i shtyejmë ata me zor që të kryejnë punët e tyre”, ka thënë fillimisht Thaçi.E menjëherë pas kësaj, është përgjigjur homologu i tij serb.Ai ka thyënë se askund në marrëveshjen e Brukselit nuk shkruan diçka për temat e përmendura nga Thaçi.Sipas tij, presidenti i Kosovës i ka ndryshuar deklaratat për Asociacionin e Komunave Serbe.“Thaçi tha se ne nuk kemi bërë përpjekje për zbatimin e marrëveshjes për energjinë dhe urën në Mitrovicë. Në marrëeshjen e Brukselit nuk shkruan asgjë për to. Ura në Mitrovicë dhe IBM nuk përmenden në marrëveshjen e Brukselit. Dy ditë më parë tha se nuk e zbatoi marrëveshjen për Asociacionin, dhe tani thotë ndryshe”, ka thënë Vuçiq.Në fund, presidenti Thaçi ka thënë se marrëveshja e Asocacionit do të zbatohet duke e respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.“Ne do ta zbatojmë atë marrëveshje bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai.Forumi i Sigurisë në Bratisllavë ka vazhduar me panelistë të tjerë të cilët do të diskutojnë për Ballkanin Përendimor.E më herët në këtë Forum ka pasur edhe përplasje tjera, për të cilat lajmi.net ka raportuar në vazhdimësi.