Pas takimeve me liderë, Lajçak del në konferencë për media në ora 12:30

E publikuar: 18/06/2020 09:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të mbajë konferencë për media, njofton Zyra e BE-së në Kosovë.

Këtë konferencë, Lajcak do ta mbajë sot në ora 12:30 në oborrin e Zyrës së BE-së në Prishtinë.

“Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak do të mbajë sot një konferencë për shtyp sot, më 18 qershor 2020, ora 12:30, në oborrin e Zyrës së BE-së në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.

Diplomati sllovak ka arritur para dy ditësh në Kosovë, nga Zvicra me një aeroplan të ushtrisë zvicerane.

Lajçak gjatë vizitës në Kosovë, ka takuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministrin, Avdullah Hoti, kryetaren e Kuvendint, Vjosa Osmani dhe liderët e partive politike./FrontOnline/