Pas Suedisë, Finlanda dëbon një pjesë të azilkërkuesve

E publikuar: 29/01/2016 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas vendimit të Suedisë për të dëbuar rreth 80 mijë klandestinë, edhe Finlanda ka marrë të njëjtin vendim. Nga 32 mijë azilkërkues të mbërritur gjatë 2015, Helsinki ka vendosur të largojë nga vendi dy të tretat e tyre.

Qëllimi është frenimi i fluksit, teksa dy vendet skandinave janë në listën e prefereuar të emigrantëve që i largohen luftës, mjerimit dhe skamjes nga vendet e tyre si Siria, Iraku dhe Afganistani.

Në kuadër të reduktimit të numrit të emigrantëve, shpallur si objektiv nga kabineti i Merkel, Gjermania do të shtojë në listën e vendeve të sigurta Algjerinë, Marokun dhe Tunizinë.

Menjëherë pas vendimit, Maroku u përgjigj pozitivisht, duke u shprehur se do të bashkëpunojë për riatdhesimin e të gjithë marokenëve që kanë hyrë ilegalisht në Gjermani.