Pas Shaqirit, Klopp kërkon edhe dy transferime të reja

E publikuar: 15/07/2018 06:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk do t’i japë fund blerjeve të verës me marrëveshjen e së premtes mbrëma për Xherdan Shaqirin, pasi synon edhe dy përforcime.

26-vjeçari me prejardhje shqiptare u bashkua me Liverpoolin nga Stoke për 13 milionë funte apo rreth 15 milionë euro pas zbritje së Potters në Championship.

Transferimi i tij bëri bujë të madhe pasi Shaqiri ishte objektiv edhe i Manchester Unitedit dhe pas shkëlqimit në Kupën e Botës u ble për një çmim relativisht të ulët duke pasur parasysh tregun momental.

Megjithatë, sipas mediumit britanik The Mirror, djaloshi nga Gjilani duke do të jetë transferimi i fundit për Reds pasi Klopp po kërkon të forcojë dy pozicione – portën dhe rolin e numrit 10.

Shaqiri nënshkroi me Reds, por nuk pritet të jetë transferimi i fundit i verës

Liverpooli ka qenë në treg për një portier të ri që nga koha kur Loris Karius bëri dy fatale në finalen e Ligës së Kampionëve, që i kushtuan me humbje nga Real Madridi.

Reds ishin të lidhur me Bernd Leno dhe Alisson, por gjermani nënshkroi me Arsenalin, ndërsa e ardhmja e brazilianit në Romë mbetet ende një mister.

Për sa i përket një numri 10 të ri, mbetet ende shpresa për ringjalljen e marrëveshjes së tyre para Kupës Botërore për kapitenin e Lyonit, Nabil Fekir.

Me këto dy transferime të mundshme, Liverpooli do të mbyllte afatin kalimtar dhe do të hynte në sezonin e ri me synim fitimin e trofeve. /Telegrafi/