Pas Shaqirit, Klopp diskutim tensionues edhe me Van Dijkun

E publikuar: 30/09/2018 02:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në javën e fundit një nga temat më të përfolura ishte diskutimi në fushë mes Jurgen Klopp dhe Xherdan Shaqirit pas humbjes ndaj Chelseat në Carabao Cup.

Por, pasi kjo u bë temë në media dhe në rrjetet sociale, dyshja e Liverpoolit dolën dhe qartësuan çdo gjë.

Trajneri gjerman tha se e gjitha ishte për arsye taktike dhe se ai nuk ka asnjë problem me lojtarin nga Kosova.

Diskutimi mes Klopp dhe Shaqirit (Foto: Sky Sport)

Gjithsesi, pas barazimit 1-1 ndaj Bluve në Ligën Premier, një gjë të tillë e përsëriti prapë Klopp.

Këtë herë ‘viktima’ e një diskutimi paksa të ashpër ishte mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk.

Klopp duke kritikuar Van Dijkun rrugës për në tunelin e stadiumit (Foto: BT Sport)

Klopp njihet për karakterin e tij impulsiv dhe dëshiron maksimumin nga lojtarët e tij, posaçërisht nga 27-vjeçari që në fundin e ndeshjes ishte edhe kapiten.

Nuk duhet harrojmë se holandezi është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, por që nga ardhja e tij mbrojta e Liverpoolit ka pësuar një transformim për të mirë. /Telegrafi/