Pas rrëmbimit të gylenistëve, Lumezi i premton ambasadorit turk bashkëpunim edhe më të madh

E publikuar: 09/09/2019 17:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Lumezi e ka njoftuar Sakar me punën dhe funksionimin e sistemit prokurorial, në veçanti të Prokurorit të Shtetit, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion në përmbushjen e misionit të tij në forcimin e sundim të ligjit, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit.

Ata kanë biseduar edhe për mbrojtjen e të drejtave të investitorëve turk në Kosovë si dhe për rritjen e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ndërmjet institucioneve të drejtësisë kosovare dhe atyre turke në luftimin e dukurive dhe veprave të ndryshme kundërligjore.

Ndërkaq, ambasadori turk ka vlerësuar punën e të cilën është duke e bërë Prokurori i Shtetit, me ç’rast ka konfirmuar mbështetjen e shtetit që përfaqëson në forcimin e sistemit prokurorial.

Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka falënderuar ambasadorin, Çağrı Sakar, për ndihmën që shteti turk në vazhdimësi e ka dhënë dhe vazhdon ta japë për sistemin e drejtësisë në Kosovë. /Express/