Pas publikimit të fotografisë, sulmohet ashpër Flora Brovina

E publikuar: 16/05/2019 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Haki Abazi, ka reaguar ashpër pas publikimit të fotografisë nga deputetja e PDK’së, Flora Brovina, ku shihen disa ushtarë serbë duke dhunuar një vajzë kosovare, gjatë luftës së vitit ’99. Abazi ka thënë se kjo fotografi është dashur të jetë material i gjykatave dhe jo fyerje e ndjenjave dhe emocioneve të popullatës.

Haki Abazi ka thënë se Flora Brovina është mashë e mbeturinave të qelbura, dhe pjesë e hordhisë mafioze që e ka kapur Kosovë.

Ai ka thënë se kjo fotografi është dashur të jetë material i Gjykatave e jo të publikohet si fyerje e ndjenjave dhe emocioneve të popullatës.

Shkrimi i plotë i Haki Abazit:

Ju jeni per turp Flora Brovina

Ju jeni bere, jo per here te pare masha e mbeturinave te qelbura. Ju jeni pjese e hordhise mafioze qe keni kapur Kosoven dhe po doni me ja nxjerre edhe ate pak fryme e ndere qe e ka.

Po, jane femrat e dhunuara qe i ka kryer Serbia si krime gjate luftes po ju nuk jeni ajo qe po mendoni se jeni duke e zbuluar kete gje me nje fotografi, perkundarzi. E gjithe Kosova dhe tanime edhe bota e di kete gje- e dijne edhe nga Vasfije Krasniqi- Godman. Por ata e dine dhe ndajne dhembjen e perkrahjen jo per poena poltike e as per te mbuluar krimin, korrupcionin dhe deshtimet e ndarjes se Kosoves dhe gjithcka tjeter qe eshte e stampuar me vulen e PDK, partise te ciles ti verberisht i ke sherbyer dhe vazhdon t’i sherbesh. Ti qe ke qene sabotuesja e kushtetutes duke e mbajtur peng gjithe parlamentin per te zgjedhur Veselin kryetar dhe per te bere nje qeveri e cila me se paku i ka sherbyer popullit dhe interesave te vendit. Ju jeni profitere lufte dhe profitere paqeje qe ka instaluar mendesine e nepotizmit dhe korrupcionit si norme te pranuar shoqerore- ky eshte dhumim i gjithe popullit cfare jeni duke bere ju. Ju nuk keni bere ze kur Shaip Muja ka dale ne folotre te parlamentit dhe ka thene se te dhunuarat nuk jane viktima, ju nuk keni votuar per ligjin per viktimat, dhe ju per 20 vite nuk keni foluar asnje fjale te vetme ne dialogun me Serbine. Nuk ju lejojme sot qe ju, themeluesit e gjyaktes speciale te perdorni dhembjen dhe dhunimet e grave shqiptare per te treguar ” patriotizmin” e shpifur e per te mbuluar te zezat tuaja.

Ju nuk keni folur asnje fjale as per dhunimet e vjazes nga Drenasi qe jane bere nga njerezit e uniformuar dhe pjestare te insitucioneve shtetrore tona sot. Dhunimet e luftes te armikut kane vazhduar pasluftes dhe ju jeni spektatore ne rastin me te mire e mirembajtese e nje pushteti ne rastin me te keq i cili nuk ka denuar as ato te luftes e as keto tani e ty nuk te eshte degjuar zeri deri sot kur ke nxjerrur nje fotografi te guzhvatur qe do te duhej te ishte material i gjyaktave dhe jo fyejre ndjenjave dhe emocioneve te popullates qe po dhunohet ne vazhdimesi .