Pas publikimit të dokumenteve për Lumezin, kërcënohet Astrit Gashi

E publikuar: 08/04/2015 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Publikimi i një dokumenti të Njësitit të Inteligjencës Financare, ku i nominuari për kryeprokuror të Shtetit, Aleksandër Lumezi ka qarkullim prej qindra mijëra eurove, nga ky njësit i policisë e kanë thirrë drejtorin e Gazetës Blic, Astrit Gashi, duke e kërcënuar.

Zyrtari i Policisë, Dardan Nuhiu është ai i cili e ka thirrur Astrit Gashin në telefon, duke e kërcënuar se a është i vetëdijshëm se cfarë dokumenti ka nxjerrë në opinion, dhe duke e kërcënuar se do të kesh pasoja të pariparueshme.

“Nuk je i vetëdijshëm se çfarë dokumenti ke nxjerrë dhe do të kesh pasoja të paparashikueshme”, i ka thënë Nuhiu drejtorit të Gazetës.

Gjatë ditës së sotme, Gazeta Blic e ka publikuar një dokument ku shihet qarkullimi me disa qindra mijëra euro të të nominuarit për kryeprokuror të shtetit, Aleksande Lumezi. / Gazeta Blic