Pas protestës, Thaçi informohet nga Tërnava për nisjen e ndërtimit të xhamisë në Prishtinë

E publikuar: 23/07/2020 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është informuar nga myftiu, Naim Tërnava për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Këtë presidenti e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka thënë se vlera më e madhe e popullit të Kosovës është respekti i ndërsjellë ndërkombëtar.

Postimi i plotë:

Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës.

Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.