Pas përleshjes mes dy familjeve në Viti, ndërron jetë nga mjetet e ftohta 59 vjeçari

E publikuar: 02/05/2019 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një përleshje e rëndë fizike dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte, mes dy familjeve në Viti.

Si pasojë një 59 vjeçar pas rrahjes në fshatin Sodovinë, ka ndërruar jetë në QKUK pasi nuk arriti t’ju mbijetoi plagëve të marra nga mjetet e ftohta, njofton Klan Kosova.

Rastin e ka konfirmuar për klankosova.tv edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.