Pas përfundimit të emisionit që ia mori Labit, Blerona ka diçka për të thënë (Foto)

E publikuar: 23/01/2017 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atë të gjithë e njohim nga emisioni “1 kafe me Labin” por pas largimit të moderatorit Labinot Gashi vëmendja është kthyer te kolegia e tij, Blerona Zeqiri.

Ajo sot ka startuar me emisionin “1 kafe prej shpisë”, i cili vjen pas largimit të Labit nga RTV21, shkruan “Magazina.al”.

Pasi ka përfunduar emisionin e parë si moderatorja udhëheqëse e emisionit, Blerona ka bërë një falenderim.

“Ndihem e bekuar per familjen, miqte dhe koleget! Falemnderit per pozitivitetin qe ma dhate sot”, ka shkruar Blerona.

Nuk dihet se sa do të ketë sukses emisioni i saj pa Labin i cili ishte shndërruar në një imazh televiziv i RTV21 për 17 vjet sa ishte pjesë e tij.