Pas një zënke më vëllanë, i mituri ia vë flakën shtëpisë

E publikuar: 27/12/2018 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në ora 22:00, në fshatin Sojevë të Ferizajt, pas një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve njëri prej tyre i cili është i moshës së mitur ka pranuar se i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia, njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore.

Me vendimin e Prokurorit ,i dyshuari dërgohet 24 orë në qendrën e mbajtjes.