Pas një viti kupton se ka fituar 24 milionë dollarë në lotari

E publikuar: 14/10/2017 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 68-vjeçar nga Nju Xhersi i ka treguar një televizioni lokal se ka zbuluar të ketë fituar 24,1 milionë dollarë të lotarisë së Nju Jorkut.

Jimmy Smith nga shteti federal amerikan Nju Xhersi, tha se ka shikuar lajmet e mbrëmjes në të cilën kishte marrë vesh se ende nuk është tërhequr shpërblimi prej 24,1 milionë dollarësh në lotari, të cilën e kishte fituar më 25 maj 2016.

“Kjo më shtyri që të shikoj listën që kisha në xhepin e këmishës në dollap. Qëndrova për disa minuta duke menduar: ‘A po e shoh atë që po mendoj se është me të vërtetë?’ Hapa dritaren dhe mora ajër të pastër. Isha me të vërtetë i dyshimtë. Më duhej të konfirmoja se kjo është e vërtetë”, tha Smith.

Tiketa e Smith kishte numrat fitues: 5-12-13-22-25-35.  Smith është baba i dy fëmijëve. Ai ka luajtur lotarinë që nga vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, por asnjëherë nuk është ngutur të verifikojë tiketat e veta.

Smith planifikon që të mbajë një diskutim gjithë familjar për të shqyrtuar se çfarë do të bëjë me pasurinë e re.