Pas nëntë vitesh, Real Madridi po kërkon sulmues që do ta largojë Benzeman nga formacioni

E publikuar: 07/02/2018 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Karim Benzema ka ardhur te Real Madridi në verën e vitit 2009, si hije e dy blerjeve të mëdha që erdhën në atë kohë.

Në fakt Real Madridi kishte nënshkruar edhe me Cristiano Ronaldon dhe Kakan.

Francezi erdhi si numër 9 i vërtet në atë kohë në Santiago Bernabeu dhe ishte 21 vjeç.

Ai luftoi për një vend me Gonzalo Higuainin, i cili u desh të largohet drejt Napolit, por Pipita mbetet lojtari i vetëm me të cilin Benzema kishte rivalitet të vërtet për një vend në përbërje.

Higuain u largua nga Real Madridi për të kaluar te Napoli

Florentino Perez, që kishte udhëtuar personalisht drejt Lyon për të nënshkruar me të, nuk ka asnjë dyshim në sulmuesin.

Por golat e francezit nuk janë të shumta në vitet e fundit.

Pastaj erdhën edhe Adebayor dhe Javier ‘Chicharito’ Hernandez. Por as këta të dy nuk arritën t’i bënin rivalitet sulmuesit.

Chicharito kur ishte te Real Madridi

Alvaro Morata ishte i fundit dhe u mundua shumë, por e pa që te Reali luan vetëm një lojtar, ku pastaj kaloi te Chelsea.

Por pas nëntë viteve, tani Real Madridi, është duke kërkuar një sulmues të jashtëzakonshëm për afatin veror. Më në fund. /Telegrafi/