Pas ndarjes nga biznesmeni Hysenbelliu, a po martohet Anxhelina Hadërgjonaj?

E publikuar: 18/08/2017 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo është një nga vajzat më të njohura të showbiz-it shqiptar edhe pse jeton shumë milje larg, në Los Angeles.

Bëhet fjalë për Anxhelina Hadërgjonaj, vajzën e Albërie Hadërgjonaj e cila është përfolur shpesh herë për lidhjen e saj me biznesmenin Fatmir Hysenbelliu, shkruan intv.

Por Anxhelina i ka çoroditur të gjithëve ditën e djeshme pas publikimit të fotos të këngëtares shqiptare të postuar në Instagram, ku shfaqej në një dyqan me fustane nusesh.

Në të vërtetë, ajo ndodhej në shoëroom-in e “Walter Mendez”, një firmë e njohur fustane nusesh dhe eventesh, por Anxhelina ka shkrepur foto në dhomën e fustaneve që janë vetëm për nuset.

A mos vallë po bën plane për martesë apo thjesht do të realizojë ndonjë set fotografik? Do e mësojmë shumë shpejt! /GazetaExpress/.