Pas ndarjes nga babai i djalit, Bora Zemani lidhet me një boss dhe së shpejt martohet

E publikuar: 20/01/2018 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fallxhorja e gjeti se Bora ka kaluar një ndarje, por dha edhe lajmin e mirë se së shpejti ajo do lidhet me një person tjetër. Madje fallxhorja zbuloi që personi është i kamur dhe emri i fillon me shkronjën G.

Ermal Mamaqi dhe Bora filluan të përmendnin emra me shkronjën G duke bërë humor, ndërsa fallxhorja tha se Bora dhe ky person do martohen.

“Bora lidhet me një mashkull tjetër, ai është njeri i kamur, me lekë. Ti martohesh, mbaje mend. Ky personi që ti lidhesh ka një fatkeqësi në jetë. Shkronjën e parë të emrit ai e ka me G”, u shpreh fallxhorja.

Na mbetet të presim për të parë nëse do dalë i vërtetë ky parashikim i fallxhores. E deri atëherë, kuriozë jemi, si do reagojë Vini pas kësaj?