Pas muaj të tërë thatësie, festoi nisjen e të reshurave duke bërë ‘dush’ në shi (Video)

E publikuar: 20/02/2018 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trudie Loots ka festuar nisjen e të reshurave në Cape Town, duke u larë në shi, pas muajsh të tërë thatësie të madhe.

Ekspertët e meteorologjisë, kishin dhënë lajmin e hidhur se ky qytet i Afrikës së Jugut, mund të mbetej krejtësisht pa ujë në muajin maj, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye, banorja ishte shumë e emocionuar dhe doli menjëherë të lante veturën dhe oborrin.

Nëna e tre fëmijëve, është filmuar prej të birit Jaco, teksa qeshte dhe vallëzonte në shi, e gëzuar që parashikimet për motin ndryshuan për të mirë. /Telegrafi/