Pas Liverpoolit “viktima” e radhës e Arsenalit është Manchester City

E publikuar: 19/07/2020 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenal është në formë të shkëlqyeshme në këto ndeshjet e fundit.

Javën e kaluar “Topçinjtë”, mposhtën Liverpoolin i cili para pak javësh u shpall edhe kampion i Premier League pas 30 vjetësh.

Ekipi i Mikel Arteta, arriti të fitoj në kuadër të ligës angleze, kundër “The Reds” me rezultat 2 me 1.

Por, ekipi ku bëjnë dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, vazhduan me fitore edhe në FA Cup.

Kësaj radhe “viktima” ishte Manchester City.

Arsenal shënoj fitore me rezultat 2 me 0.

Tani Xhaka me shokë gjendet në finale të FA Cup.