Pas Liverpoolit, Swansea mposht edhe Arsenalin

E publikuar: 30/01/2018 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Swansea ka vazhduar me paraqitje të mira në Premierligë, duke mposhtur Swansean me rezultat 3:1
Para një jave mposhti Liverpoolin, ndërsa këtë javë Swansea ka shënuar fitore edhe ndaj Arsenalit 3:1, për t’i ikur zonës së eliminimit.

Arsenal kaloi e para në epërsi me golin e Nacho Monreal, por vendësit arritën të kthehen dhe të përmbysin gjithçka.

Golat për vendësit i shënuan Clucas dy dhe një tjetër Jordan Ayew.

Pas kësaj ndeshje, Swansea nga pozita e 20 është ngritur në pozitën e 17, ndërsa Arsenal mbetet në vendin e gjashtë me 42 pikë. /Express/