Pas lindjes së fëmijës filloi të bartë dekoltenë 23 orë në ditë, tani ka belin 43 centimetra (Video)

E publikuar: 10/02/2018 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëna e tre fëmijëve nga San Diego, Diana Ringo, 39 vjeçe, gjatë 24 orëve mban për plot 23 orë dekolte për ta zvogëluar belin në 45 centimetra. Ajo thotë se dekoltenë e heq vetëm kur ushtron apo pastrohet.

Diana e cila për nëntë vite punoi si kuzhiniere në marinën amerikane, filloi të bartë dekoltenë tre vite më parë, pasi humbi linjat trupore pas lindjes së fëmijës. Përveç ushtrimeve dhe ushqimit të shëndetshëm, Diana mendon të rikthej linjat e “përkryera” duke bartur dekolte, transmeton Telegrafi.

“Kur e veshi dekoltenë ndihem shumë tërheqëse. Më ndihmon të rikthej vetëbesimin dhe ndihen mirë në lëkurën time. Më duhet të pranojë se nuk kam qenë e kënaqur me trupin, pasi isha shumë e trashë. Jo se kam diçka kundër kilogramëve të tepërt, por nuk ishin të shpërndara në mënyrën e duhur dhe dukesha si burrë”, ka deklaruar Diana.

“Kur e heq nga trupi dekoltenë, ndihem njëjtë sikur kur i heq reçipetat. Megjithatë, kur e heq ndihem keq pasi kam filluar të mësohem me të”, ka shtuar Diana e cila aktualisht i ka 54 kilogramë.

Ndërkaq bashkëshorti i saj Brat Ringo, 33 vjeç, oficer në marinë, në fillim ishte brengosur për shëndetin e gruas së tij, por me kalimin e kohës është pajtuar me mënyrën e jetesës së saj. /Telegrafi/