Pas Ligës së Kampionëve dhe të Evropës, krijohet edhe Liga e Evropës 2

E publikuar: 03/12/2018 08:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në takimin në Nyon, UEFA ka marrë vendim që të krijohet edhe një garë me emrin “Europa League 2”.

Siç është raportuar, në ciklin e garave të Ligës së Evropës nga 2021 deri 2024 do të përgjysmohet numri i ekipeve pjesëmarrëse në 32 ekipet.

Dihet gjithashtu se gara e re do të luhet të enjten, ashtu sikur se Liga e Evropës.

Nga kjo pritet të përfitojnë vende më të vogla të Evropës. Në vend se të luajnë në fazat e hershme kualifikuese të Ligës së Evropës, klubet do të hyjnë direkt në “Ligën e Evropës 2”.

Liga e Evropës 2 do të kishte format të njëjtë – me tetë grupe me nga katër ekipe me fituesit që hyjnë në 16 më të mirat. Përpara atij raundi ekipet që përfundojnë në vendin e dytë në grup, dhe ato që përfundojnë të tretët në grup në Ligën e Evropës do të luajnë në play-off.

Formati i Ligës së Kampionëve, siç shpjegohet, nuk do të ndryshojë dhe do të mbetet me kaq klube.

“Gara e re do të shtojë konkurrencën për ekipet e tjera. Ajo do të përfshijë më tepër ekipe dhe për këtë arsye do të ketë më shumë ndeshje. Konkursi është fryt i dialogut me shoqatën evropiane të klubeve”, ka thënë presidenti i UEFA, Aleksander Çeferin.

Sipas tij, të paktën ekipet e 34 vendeve do të jenë në fazën e grupit, në vend të 26 aktualëve. /Telegrafi/