Pas LeBron Jamesit, Los Angeles Lakers kërkon shërbimet e Leonard Kawhit

E publikuar: 02/07/2018 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi arriti të transferoj LeBron Jamesin, “peshkatarja” e madhe e NBA-së, Los Angeles Lakers duket se po kërkon të sjell edhe një tjetër yll të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Pas ripërtëritjes së kontratës së Paul Georget me Thunder te Oklahoma City, shënjestrat tregojnë drejt Leonard Kawhit dhe Aldridge DeMarcus që mund të përfundojnë në “qytetin e engjëjve”.

Kjo është deklaruar nga Adrian Wojnarowski, eksperti i televizionit ESPN pas ardhjes së LeBronit në Los Angeles.

“Ndërsa bisedimet janë duke u zhvilluar, qëllimi i Kawhi Leonard nuk ka ndryshuar: ai dëshiron të jetë lojtar i lakers”, tha Woj duke thënë se “Lakers janë të vendosur të arrijnë një marrëveshje me San Antonio Spurs.”

Nuk do të jetë e lehtë për të bindur skuadrën nga Teksasi, duke ditur se më shumë të holla po ofrojnë Boston Celtics dhe Philadelphia 76ers.

Kjo është arsyeja pse Lakers kanë ofruar edhe Brandon Ingram, Kyle Kuzma ose Josh Hart, pasi që Spursave iu bë e qartë se nuk duan ta shesin Lonzo Ballin.

Ndryshe, James ka marr fanellën me numër 23 pasi që ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ku do të arkëtojë 125 milionë dollarë. /Telegrafi/