PAS “KTHEMA KOHËN”, CRICKET PO E BËN REMIX KËTË KËNGË TË FAMSHME SHQIPE

E publikuar: 27/06/2019 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Kthema Kohën” që ka një tekst aq pikëllues e emocionues, u rikrijua me një melodi të re nga producenti i njohur kosovar Cricket.

Këngën në fjalë, të ribërë, e këndonte një artist me nofkën NUMEN ndërsa kosovarët po e dëgjonin ngado.

Duke marrë parasysh suksesin e këtij remix-i me mbi 11 milionë klikime në Youtube, Cricket ka vendosur ta rikrijojë një tjetër këngë të njohur shqipe.

Siç merret vesh, bëhet fjalë për këngën e viteve 2000 në mes Nora Istrefit dhe Sinan Vllasaliut, “Pa Fat”.