Pas kritikave OnePlus tërhiqet nga grumbullimi i informacioneve të pajisjeve

E publikuar: 18/10/2017 07:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak ditë më parë një hulumtues zbuloi se kompania Kineze e prodhimit të telefonëve inteligjentë OnePlus grumbullon informacione të detajuara nga përdoruesit e saj duke vënë në pikëpyetje privatësinë e tyre.

Tashmë kompania është përgjigjur kritikave dhe shqetësimeve duke thënë se do të reduktojë grumbullimin e informacioneve.

Ndërsa janë të shumtë ata prodhues telefonësh të cilët grumbullojnë informacione nga telefonët e përdoruesve, një hulumtues u alarmua kur mësoi atë çfarë telefonët OnePlus grumbullonin.

Ai zbuloi se pjesë e informacioneve ishin IMEI, numra e telefonit, adresat MAC dhe prefikset IMSI së bashku me numrat e identifikues të rrjeteve wireless, numrat serialë, të dhëna rreth aplikacioneve të përdorur dhe kur përdoren.

Në një postim në forumet e OnePlus, ekzekutivi i kompanisë Carl Pei shpjegoi se telefonët e kompanisë me Oxygen OS transmetojnë informacione në mënyrë sekrete përmes dy kaneleve: Analiza të përdorimit dhe informacione të pajisjet.

Pei tha se kjo ishte bërë me qëllim që të përmirësohej sistemi operativ i telefonit dhe të gjithë përdoruesit kanë opsionin për tu larguar nga ky program i cili është dizajnuar për të përmirësuar eksperiencën e tyre.

Në përgjigje të shqetësimeve sa i takon kanalit të dytë, kompania tha se do të përmirësojë programin dhe të dhënat e grumbulluara nuk janë ndarë me asnjë palë të jashtme.

Këto përmirësime konsistojnë: Përdoruesve të telefonëve me OxygenOS do tu kërkohet nëse duan të jenë pjesë e programit deri në fund të Tetorit dhe termat e shërbimit do të përditësohen gjithashtu.

Ai tha se kompania nuk do të marrë më informacion rreth numrave telefonikë, adresave MAC dhe informacionit Wi-Fi. /PCWorld Albanian