Pas kërkesës së Haradinajt, Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër për të caktuar seancën e demarkacionit

E publikuar: 20/02/2018 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pranuar se Kuvendi e ka marrë nga Qeveria, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
Ai ka bërë të ditur se e ka ftuar Kryesinë e Kuvendit të mblidhet nesër në ora 16:00.

“Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria e Kosovës Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Kam ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për nesër në orën 16:00, për të proceduar më tutje me këtë çështje”, është shprehur Veseli.

Ai ka ftuar të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila sipas tij, forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë./Express