Pas katër viteve të suksesshme, Krasniqi largohet nga Kedah

E publikuar: 04/11/2018 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liridon Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së famshme nga Malajzia, Kedah.

Pas përfundimit të kontratës, si duket palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj.

E largimin nga skuadra verdh e gjelbër e ka konfirmuar vetë lojtari nëpërmjet një postimi në Instagram.

Krasniqi dukej shumë i larguar nga skuadra ku bëri famë jashtëzakonisht të madhe jo vetëm në Malajzi.

“Faleminderit Kedah për gjithçka. Faleminderit Kedah që besuat te unë. Sot është një ditë e trishtë dhe po shkruaj me lot në sy, por u premtoj se kurrë nuk do t’ju harroj dhe shpresoj që të më falni nëse kam bërë ndonjë gjë të gabuar”.

“Pas katër vitesh të mrekullueshme, ndoshta një ditë do të bashkohemi sërish. Tani është koha për të thënë mirupafshim. Nuk mund ta besoj. Ju dua të gjithëve, sidomos tifozët. 105 ndeshje, 38 gola dhe 52 asistime”, ka shkruar në profilin e tij Krasniqi.

Me fanellën e Kedah, Krasniqi ka arritur të fitojë tri herë Kupën e shtetit të Malajzisë.

Vitin e kaluar Liridoni ishte shpallur edhe futbollisti më i mirë në Malajzi. /Telegrafi/