Pas katër vitesh në harresë Apple prezanton Mac minin e ri

E publikuar: 31/10/2018 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas katër vitesh Apple bëri atë që më së paku e prisnim: prezantoi një Mac mini të ri.


Dizajni është po ai, por në brendësi kompjuteri sjell përmirësime të mëdha.


Minimalisht Mac Mini do të ketë një procesor me katër bërthama të gjeneratës së 8-të Intel si dhe një opsion për gjashtë bërthama.

Krahas procesorëve në fjalë Mac mini mund të pajiset me deri në 64GB RAM dhe 2TB memorie të brendshme.

Sipas Apple është pesë herë më i fuqishëm sesa modeli i kaluar dhe 60% më i fuqishëm grafikisht.

Konektiviteti i tij nuk ju zhgënjen falë katër portave Thunderbolt 3, dy portave USB-A, një porte HDMI, audio dhe Ethernet me kapacitet 10Gbps.

Por e gjithë kjo fuqi ka një kosto. Sistemi bazë me procesor Core i3 katër bërthama 3.6Ghz, 8GB RAM dhe 128GB SSD do të kushtojë 799 dollarë kur të shitet më 7 Nëntor.

Një konfigurim me 3Ghz Core i5 me gjashtë bërthama dhe 256GB SSD kushton 1,099 dollarë. /PCWorld Albanian