Pas iPad Apple rifreskon kompjuterët iMac

E publikuar: 19/03/2019 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo javë po shndërrohet në mjaft intensive për Apple. Ditën e djeshme kompania prezantoi dy iPad të rinj ndërsa sot tha se edhe iMac do të rifreskohet.

Modeli 21.5-inç vjen me gjeneratën e tetë të procesorëve me gjashtë bërthama Intel Core i5 plus një kartë grafike 4GB AMD Radeon Pro Vega 20. Modeli më i shtrenjtë do të ketë procesorë me gjashtë bërthama Core i7.

Modeli bazë fillon me një procesor dy bërthamësh të gjeneratës së shtatë Core i5 dhe shkon deri në gjeneratën e tetë me katër bërthama.

Ndërsa modeli 27-inç do të ofrohet minimalisht me procesor Core i5 me gjashtë bërthama. Opsionale janë çipet Core i7 të gjeneratës së tetë dhe një i gjeneratës së nëntë me tetë bërthama Core i9. Modeli 27-inç gjithashtu vjen me kartën grafike 8GB Radeon Pro Vega 48 me një performancë prej 7.3 teraflops.

Pjesa tjetër e kompjuterëve nuk ka ndryshuar nga gjenerata e kaluar e iMac. Dizajni është i njëjti që nga portat tek ekrani Retina 4K në 21.5-inç dhe 5K në 27-inç.

Çmimet gjithashtu ngelen të njëjtë me modelin bazë 1,099 dollarë të 21.5-inç iMac i cili nuk ka ndryshuar. Ndërsa modelet e reja 21.5-inç fillojnë nga 1,499 dollarë ndërsa 27-inç nga 1,799 dollarë. Modeli më i shtrenjtë 27-inç kushton 2,299 dollarë. iMac e rinj mund të porositen nga ky moment. /PCWorld Albanian