Pas interesimit të Juves dhe Chelseat, Monaco edhe zyrtarisht i ofron kontratë pesëvjeçare Golovinit

E publikuar: 17/07/2018 07:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Monaco ka konfirmuar se po sfidojnë Juventusin dhe Chelsean për Aleksandr Golovin.

Mesfushori rus sulmues ka qenë subjekt i interesimit të Bianconerëve dhe The Blues, por deri më tani asnjëri ekip nuk ka pranuar të paguaj shumën e kërkuar nga CSKA Moska.

Aleksandr Golovin (Getty Images)

“Ne i kemi bërë një ofertë CSKA-s për Golovin”, konfirmoi nënpresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev.

“Ne kemi bërë një ofertë shumë se bujare dhe i kemi ofruar lojtarit një kontratë pesëvjeçare. Unë mendoj se transferimi te Monaco është alternativa më e mirë këtë fazë të karrierës së tij”.

“Çdo gjë duhet të vendoset në ditët e ardhshme, ndoshta edhe sot. Nuk mund të presim shumë. Nëse kjo nuk ndodh, ne do të shohim një tjetër mundësi”, tha ai.

Theksojmë se lojtari ka shkëlqyer me kombëtaren ruse në kampionatin botëror, ku në saje të penalltive pësuan humbje kundër Kroacisë.

Ndryshe, mesfushori 22-vjeçar deri më tani ka pasur 81 paraqitje për CSKA-n gjersa ka shënuar nëntë gola. /Telegrafi/