Pas gjashtë vitesh pritje Apple sjell modelet e reja Mac Pro dhe kushtojnë një pasuri

E publikuar: 04/06/2019 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple ka vendosur ti japë fund pritjes 6 vjeçare duke prezantuar një kompjuter të ri Mac Pro me çmim fillestar prej 5,999 dollarësh. Kompjuteri del në shitje në Vjeshtë dhe vjen me procesorë me 28 bërthama Intel Xeon, deri në 1.5TB RAM dhe tetë kanale PCI së bashku me konfigurim modular.

Mac Pro gjithashtu mund të vijë me Modulin MPX, një sistem grafik i përshtatur i cili ka në përbërje një çift kartash AMD Radeon Pro Vega II.

Makineria ka qenë në punim që prej Prillit 2017 kur Apple tha se do të rimendonte plotësisht Mac Pro. Kompania shpreson që me produktin e ri të tërheqë kreativët dhe zhvilluesit të cilët kanë blerë versionin e fundit të Mac Pro lançuar në Dhjetor 2013.

Krahas tij Apple gjithashtu prezantoi një ekran të ri Pro Display XDR i cili kushton 4,999 dollarë. Ai ka një panel 32-inç 6K HDR LCD dhe është dizajnuar për video editorët profesionistë të cilët përdorin monitorë profesionalë.

Ky ekran ofron deri në 1,600 nits shkëlqim dhe është i kalibruar për gamën P3 të ngjyrave dhe teknologjinë 10-bit. Së bashku kompjuteri dhe monitori kushtojnë plot 12,000 dollarë.

Me atë çmim mund të blini një makinë të përdorur dhe të mirë si 2010 Audi S5 Coupe, 2009 Volvo XC90 apo edhe një 2009 BMW 135i Coupe. /PCWorld Albanian