Pas Galaxy Fold dy telefonë të tjerë me ekrane që palosen do vinë

E publikuar: 07/03/2019 06:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse për çfarëdo arsyeje keni menduar se telefoni i parë fleksibël i Samsung do të ishte i pari dhe i fundit, kemi lajme të reja.

Duke cituar burime të fshehta, Bloomberg tha se kompania po punon në një çift smartfonësh, ku njëri paloset vertikalisht ku fillimi bashkohet me fundin, dhe një tjetër që paloset si koncepti impresiv i Huawei Mate X.

Sipas spekulimeve telefonit me palosje vertikale mund të debutojë këtë vit ndërsa ai që paloset nga jashtë menjëherë pas tij.

Gjithashtu ka pasur raportime se Samsung do të ofrojë teknologjinë për kompani si Apple dhe Google me shpresën se do të paguajnë për ta përdorur.

Ende është e vështirë të thuash sesa do të ekzistojë kërkesa për pajisje të tilla duke pasur në konsideratë edhe çmimet marramendëse.

Gjithashtu ashtu siç Galaxy Note hapi dyert drejt smartfonëve me ekrane të mëdha, Samsung beson se mund të bëjë të njëjtën gjë me telefonët me ekrane që palosen.

Samsung ka në plan të ofrojë zëvendësim falas të ekraneve të Galaxy Fold pas një prerje shfaqet në smartfon pasi është palosur mese 10,000 herë sipas raportimeve.

Edhe sikur të krijojë popullaritet, në pikëpyetje vihet jetëgjatësia e tyre. Nëse kompania nuk prodhon dot një ekran jetëgjatë atëherë ajo më së paku presim është zëvendësimi për një telefon 1,900 dollarësh. /PCWorld Albanian