Pas fyerjeve, kërcënimeve dhe mbetjes pa punë të nënës së tij, Iviqi thotë se i intereson vetëm futbolli

22.02.2020 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pas fyerjeve, kërcënimeve dhe mbetjes pa punë të nënës së tij, Iviqi thotë se i intereson vetëm futbolli

Futbollisti i ri, Ilija Iviq nuk ka mundur të mendojë që familja e tij, por edhe vet ai, do të futen në telashe të mëdha, pasi u bë publik lajmi se ai ka pranuar ftesë që të luajë për Kosovën. Iviqi që është nga Kishnica, luan për të rinjtë e Flamurtarit të Prishtinës.

Vetëm një ditë pasi u publikua lajmi se ai mund të luajë për Kosovën, nëna e tij u largua nga puna në Qendrën e Edukimit Kulturor, që në Kosovë funksionon në sistemin e Serbisë, ka raportuar të shtunën Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

Presioni te futbollisti i ri, që i takon komunitetit serb, është rritur pas teksteve me qasje negative të mediave të caktuara në Beograd.

“Shpërthen bomba – serbi i parë në reprezentacionin e Kosovës”, “Turp: Ky është serbi i parë që do të luajë për shtetin e rrejshëm të Kosovës”, “Shokuese: Serbi ka pranuar të luajë për reprezentacionin e Kosovës”, ishin disa prej titujve të mediave serbe, transmeton Koha.net.

Iviqi më pas është fyer, por edhe është kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Kjo megjithatë nuk ishte e tëra. Nëna e tij, Tanja Iviq mori vendimin për largim nga puna. Arsyetimi – tepricë teknologjike. Ajo ka punuar në institucionin që e ka selinë në Graçanicë, por që funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë.

“Në bisedën jo zyrtare se pse kam mbetur pa punë, më kanë thënë se është pikërisht oferta për përfaqësuese. Mua aktualisht më rrezikohet ekzistenca në çdo aspekt, por nuk do të heqë dorë. Në interesin tim është që fëmija im të bëjë atë që dëshiron dhe atë që meriton me punën e deritashme. E kam pak vështirë të flasë për këtë, por asgjë nuk kemi gabuar. Vërtetë asgjë, pasi kur munden disa njerëz të punojnë në të gjitha institucionet kosovare, vlerësoj se asgjë nuk kemi gabuar. Duam të ofrojmë përkrahje maksimale. Ky është sport, jo politikë”, ka thënë për Zërin e Amerikës, Tanja Iviq.

Ndërkohë është bërë e ditur se babai i lojtarit të ri nuk e ka humbur vendin e punës, ndonëse kjo të premten ishte thënë në një komunikatë të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Është e vërtetë që gruaja ime humbi punën. Unë jo, por ekziston mundësia që edhe mua të më ndodhë kjo. Unë si prind nuk kam të drejtë që fëmijës tim që është i talentuar për futboll, t’ia mohojë të ardhmen. Nuk na intereson politika, na intereson vetëm fëmija ynë të cilit i është ofruar mundësia që të përparojë në sport. Nuk e di kujt mund t’i pengojë kjo”, ka thënë Dushko Iviq për Zërin e Amerikës, përcjell Koha.net.

Vetë futbollisti i ri ka thënë se nuk merret me shkrimet e mediave dhe ofendimet e shumta. Thotë se futbolli është jeta e tij dhe se asgjë tjetër nuk i intereson.

“Mua momentalisht më intereson vetëm futbolli. Luaj këtu për tri vite dhe nuk kam kurrfarë problemesh. Nuk e di pse flitet për këtë”, ka thënë Iviqi të shtunën gjatë stërvitjes në Prishtinë.

Ilija Iviqit përkrahje i kanë ofruar nga skuadra e Flamurtarit, por edhe shokë të tij nga Graçanica.

Për rastin e futbollistit të ri kanë reaguar të gjitha institucionet e Kosovës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ministri gjerman gjendet i vdekur afër Frankfurtit

Ministri gjerman gjendet i vdekur afër Frankfurtit

Dr Fauci: Koronavirusi mund të vrasë deri në 200 mijë amerikanë

Dr Fauci: Koronavirusi mund të vrasë deri në 200 mijë amerikanë

Kusari: Me ose pa Veliun ministër, LDK do ta kishte inicuar mocionin

Kusari: Me ose pa Veliun ministër, LDK do ta kishte inicuar mocionin

Luigi Di Maio ‘shuplakë’ Europës: Egoizmi nuk na përket neve, Shqipëria një mësim solidariteti

Luigi Di Maio ‘shuplakë’ Europës: Egoizmi nuk na përket neve, Shqipëria një mësim solidariteti

Kurti me video-mesazh: Kjo është situata më serioze që pas luftës në Kosovë

Kurti me video-mesazh: Kjo është situata më serioze që pas luftës në Kosovë

Zhgënjehen punëtorët e KEK-ut: Të pakënqur me qasjen e institucioneve

Zhgënjehen punëtorët e KEK-ut: Të pakënqur me qasjen e institucioneve

Fluturimet radhës në Aeroportin e Prishtinës

Fluturimet radhës në Aeroportin e Prishtinës

Edhe tri raste të reja me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 97

Edhe tri raste të reja me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 97

Arsyet pse është tradhti kombëtare shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi

Arsyet pse është tradhti kombëtare shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi

Deri tash janë 31.776 të vdekur në gjithë botën nga Koronavirus

Deri tash janë 31.776 të vdekur në gjithë botën nga Koronavirus

Durim Berisha, këshilltari i Kurtit, sulmon amerikanët

Durim Berisha, këshilltari i Kurtit, sulmon amerikanët

756 njerëz vdiqën nga coronavirusi brenda një dite në Itali

756 njerëz vdiqën nga coronavirusi brenda një dite në Itali

Nga Kina: Po bëjnë gabime në SHBA dhe Evropë që nuk po i vendosin maskatë

Nga Kina: Po bëjnë gabime në SHBA dhe Evropë që nuk po i vendosin maskatë

Nga Italia, Lorik Cana ka një mesazh për studentët e Kosovës

Nga Italia, Lorik Cana ka një mesazh për studentët e Kosovës

BQK: Po dezinfektojmë paratë e gatshme

BQK: Po dezinfektojmë paratë e gatshme

Kurti: Presidenti të mendojë për datë të zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga VV

Kurti: Presidenti të mendojë për datë të zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga VV