Pas ftesës së Gjykatës Speciale për Time Kadrijaj, reagon OVL e UÇK’së

E publikuar: 03/09/2019 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e OVL UÇK ka reaguar pas ftesës për ish-ushtaren e luftës çlirimtare të Kosovës Time Kadriaj nga ana e Gjykatës Speciale.

Në reagimin e tyre thuhet që specialja do të dështojë në këtë drejtim dhe se të gjithë luftëtarët e UÇK-së, përfshirë Time Kadriaj, do të dëshmojnë pastërtinë e luftës çlirimtare.

“Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kryesia e OVL UÇK-së thotë sespecialja do të dështojë në këtë drejtim dhe se të gjithë luftëtarët e UÇK-së, përfshirë Time Kadriaj, do të dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare”, thuhet në reagim.

Ish-deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj do të intervistohet më 18 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë.