Pas dhuratës së Berlusconit, Putin fiton një qen për ditëlindje nga presidenti i Turkmenistanit (Foto/Video)

E publikuar: 12/10/2017 02:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Turkmenistanit, Gubanguli Berdimuhamedov i ka uruar ditëlindjen homologut të tij rus Vladimir Putin, të cilit i dhuroi një qen të cilën e quan Verni.

“Urime ditëlindja. Ju uroj shëndet, sukses dhe të gjitha të mirat në jetë. Dëshiroj t’ju dhuroj një qenush të racës alabai”, ka thënë Berdimuhamedov të parit të Kremlinit, transmeton Telegrafi.

Sipas tij qeni quhet Verni, kurse kjo dhuratë duket se i pëlqeu Putinit, i cili menjëherë filloi ta ledhatoj dhe të luaj me të.

Ditë më parë ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi i kishte dhuruar një mbulesë për krevat mikut të tij, në të cilën ishte një fotografi e Putinit dhe Berlusconit duke shtrënguar duart. /Telegrafi/