Pas dëbimit të iranianëve nga Shqipëria, SHBA: Jemi me popullin shqiptar!

E publikuar: 19/12/2018 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton ka shprehur mbështetje për kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar në qëndresën kundër terrorizmit, pas lajmit ekskluziv të Top Channel mbi dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne jemi me kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar teksa ngrihen kundër sjelljes së rrezikshme të Iranit në Europë dhe botë”, shkruan Bolton.

Prime Minister Edi Rama of Albania just expelled the Iranian ambassador, signaling to Iran’s leaders that their support for terrorism will not be tolerated. We stand with PM Rama and the Albanian people as they stand up to Iran’s reckless behavior in Europe and across the globe.

2,311 people are talking about thisTwitter Ads info and privacy

Top Channel