Pas betejës me të ftohtit dhe ngujimit në Antarktik, alpinistët shqiptarë arrijnë në Tiranë

E publikuar: 31/12/2018 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mrika Nikqi, alpinistja 17-vjeçare si dhe babai i saj, Arianiti tashmë kanë arritur në tokën shqiptare.

Pas një sage të gjatë dhe luftës së madhe me të ftohtin që mbretëronte në Antarktik, dyshja ka arritur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Sportistët janë pritur në aeroportin e “Nënë Terezë” prej familjarëve dhe miqve që kishin dal të prisnin.

Alpinistët pritet që gjatë ditës të arrijnë edhe në vendlindjen e tyre në Pejë, ku do të priten prej shumë dashamirësve të këtij sporti.

Theksojmë se Mrika së bashku me babanë e saj Arianitin kanë qenë për 21 ditë pjesë e kontinentit të akullt në temperatura -40 C, ku 11 ditë kanë qenë të bllokuar.

Ata në fund kanë arritur të ngjisin majën më të lartë të Antarktikut, Vinson Massif 4.892 Imb, dhe kanë falënderuar të gjitha atë që i ndihmuan për këtë arritje, por edhe për ndihmën për tu zhbllokuar nga Kampi bazë.

“Ndihem shumë e nderuar dhe e lumtur që, duke e përfaqësuar kombin tim, me dt. 16. 12. 2018, ora 21:30, vetëm 10 ditë pasi mbusha 17 vjet, së bashku me partnerin tim të ngjitjeve, babain Arianit Nikqi, e nën udhëheqjen shumë profesionale të kompanisë amerikane Climbing the Seven Summits prirë nga Mike Hamill, arrita të ngjitem në Vinson Massif 4.892 lmb, majen më të lartë të kontinentit të Antarktikut, i njohur si kontinenti i akullt dhe më i thati në rruzullin tokësor”, ka pohuar Mrika. /Telegrafi/