Pas Bertinës flet Erion Zeqiraj, tregon si erdhi ndarja mes tyre

E publikuar: 03/07/2018 19:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ftuar përpara pak ditësh në një emision, Bertina ka thënë se ajo është diçka e së shkuarës, megjithatë ajo nuk është penduar aspak. “Unë do të doja të isha Bertina, por nuk jam penduar. Unë jam kështu, bëj atë që ndiej dhe kaq”, – ka thënë ish-banorja. 

Pas Bertinës ka vendosur të flasë edhe Erioni.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” ai ka folur për jetën e tij private dhe sigurisht nuk mund të shpëtonin pyetje për të shkuarën e tij. I pyetur nëse ka ende kontakt me Bertinën, Erioni ka thënë: 

“Të them të drejtën, nuk është se kam pasur kontakt me të dhe nuk kam qenë shumë kurioz për jetën e dikujt. Fatmirësisht ose fatkeqësisht, as nuk jemi përballur me njëri-tjetrin. Kështu që se di çfarë do ndodhte. Por në ndarjen tonë nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë për të qenë armiq”.

Ndërsa për vajzën që do të zgjedhë në të ardhmen si partneren e tij, ish-banori ka thënë se më shumë pëlqen të vlerësojë nga ana shpirtërore dhe jo nga pamja e jashtme.