Pas 21 orëve udhëtim, Prishtina rikthehet në Kosovë

E publikuar: 30/06/2018 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra më e madhe në Kosovë, FC Prishtina është rikthyer në shtëpi të saj pas ndeshjes së parë evropiane.

Bardh e kaltërtit ishin mysafir të skuadrës FC Europa në Gjiblartar në turin para eliminator në Ligën e Evropës.

Prishtina arriti të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ku barazuan 1-1 falë një goli masetral nga Meriton Korenica.

Tani pas 21 orëve udhëtim skuadra është rikthyer në kryeqytet.

“Pas 21 ore udhëtim sfilitës, skuadra sot është rikthyer në kryeqendër. Pas lodhjes së madhe futbollistët sot e kanë pushim, ndërsa nesër nga ora 15:00 mbahet seanca stërvitore në fushën e 2 Korrikut”.

“Ndërsa të enjten nga ora 19:00 në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës e pret në ndeshjen kthyese me Europa FC”.

“Megjithëse Prishtina e ka rezultatin e favorshëm, skuadrës i duhet ndihmë e madhe e adhuruesve me që rast iu bëjmë apel të gjithë tifozëve bardhekaltër që në numër sa më të madh të jenë prezent – ndeshja nuk do të jetë e lehtë, duhet angazhuar maksimalisht”, thuhet në njoftimin e klubit bardh e kaltër. /Telegrafi/