Partizani-Tirana, derbi i hereve te para

E publikuar: 20/02/2017 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partizani-Tirana e fazës së 3-të të kampionatit dhuroi shumë herë të para që do të mbesin pjesë e historisë por dhe statistikave të kësaj sfide, aq sa Derbi i kryeqytetit këtë radhë mund të konsiderohet si ai i shumë herëve të para, duke nisur nga hera e parë në këtë sezon që derbi dhuroi një gol, madje 3 të tillë, ashtu sic ishte dhe hera e parë që Ekuban shënoi një gol në derbi. Por ai nuk ishte i vetmi që provoi shijen e golit të parë në këtë sfidë, pasi dhe Malota që shënoi në pjesën e parë dhe Teqja gjithashtu e kishin gëzimin e parë në një derbi.

Në dekadën e fundit, shkurti kishte qenë muaji i mprabshtë për të luajtur një derbi për Partizanin por dhe këtë “mallkim” të kuqtë arritën ta thyejnë duke vendosur një tjetër herë të parëpër 10 vjecarin e fundit. Gjithashtu për herë të parë në një derbi një pjesë e tifozerisë së Tiranës mungoi me vullnet të plotë në tribuna ndërsa në derbin e herëve të para, u përdor përgjatë transmetimit dhe pamjet sloëmotion që e bënë padyshim më spektakolare këtë përballje.