Partizani humb me rezultat minimal nga Maribori

E publikuar: 12/07/2018 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partizani i Tiranës e ka nisur me humbje aventurën evropiane.

Skuadra nga kryeqyteti shqiptar u përball me gjigantin Slloven, Maribor në Selman Stërmasi.

Sllovenët arritën fitore minimale me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim për mysafirët e shënoi Bjade në minutën e 50-të.

Skuadra e trajnerit Skënder Gega pati paraqitje dinjitoze ndaj rivalëve slloven.

Partizani tentoi të reagonte por Bardhi i ardhur në fushë nga stoli humbi një shans të mirë.

Kësisoj në Selman Stërmasi përfundoi gjithçka me rezultatin 0-1 me Partizanin që do të tentojë të bëjë të pamundurën të mundur pas një jave në Slloveni. /Telegrafi/