Partitë nuk tregojnë shpenzimet për fushatë zgjedhore

14.09.2019 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Partitë nuk tregojnë shpenzimet për fushatë zgjedhore

Më 25 shtator fillon fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Partitë politike kanë planifikuar që të shpenzojnë miliona euro, por për të cilat nuk po tregohen transparente, duke fshehur burimin, por në raste edhe shumën e shpenzuar.

Ato thonë se financohen nga donatorët të cilët përkrahin subjektin e tyre, si dhe nga pagesat e anëtarësimeve të aktivisteve.

Nënkryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për deputet, Rexhep Kadriu, ka thënë për EkonomiaOnline, se kjo fushatë do t’i kushtojë më lirë se herëve tjera AAK-së, pasi siç tha ai, janë duke punuar në një strategji ku shpenzimet nuk do të bëhen me postierë, por ato do të jenë të pranishëm në çdo lagje e shtëpi të qytetarëve.

Ai ka bërë të ditur se personalisht shpenzimet e fushatës do t’i mbulojë nga mjetet financiare familjare.

“Shpenzimet i kam familjare si çdo herë, nuk kam donacione nga asnjë njeri. Unë vij nga Gjilani, nuk kërkoj donacione nga askush, me aq sa mjete financiare të kursyera nga familja do të shfrytëzohen për fushatë. Të gjitha deklarimet në bazë të ligjit, AAK i ka të deklaruar nga donacionet të ndryshme që i vijnë, nga kompanitë apo qoftë edhe nga njerëz të vullnetit të mirë të cilët përkrahin Ramush Haradinajn. Kësaj here do të kushtoj më lirë, për arsye se opinioni në Gjilan është i përgatitur të votojë kryeministrin Haradinaj, si dhe koalicionin AAK-PSD ta dërgoj në vendin e parë. Ne po punojmë në një strategji tjetër, dhe harxhimet nuk do të bëhen me posterë, por jemi të pranishme në çdo shtëpi, lagje”, tha Rexhep Kadriu.

Kandidati për deputet i PDK-së, Ismi Zeka, ka thënë se nuk ka luks të shpenzojë për promocionet e fushatës, siç tha ai që standardi i tij anon tek mesatarja.

Por, Zeka premtoi se do të jetë sa më afër qytetarëve siç ka qenë që 20 vite.

“PDK është përgjegjësi e saj që të kujdeset për mbarëvajtjen e partisë dhe njerëzve që i ka kandidatë për deputetë. Një pjesë e financave janë personale, që janë kursyer, por nuk e kam ndonjë luks të madh për ndonjë promocion apo fushatë sepse standardi im nuk i përket ndonjë standardi të lartë por mesatar, por do të bëjnë kuadrot e PDK-së. Unë i garantoj qytetarëve se si kam punuar që 20 vite do të angazhohem në këtë drejtim”, tha Zeka.

Sa i përket shpenzimeve të partisë, Zeka tha se të gjitha mjetet financiare janë legale dhe transparente.

Sipas tij, financimi i partisë bëhet përmes tri burimeve që ndihmojnë subjektin për të bërë fushatë.

“Partitë politike financohen prej KQZ-së dhe prej aspekteve institucionale. Të gjitha mjetet janë transparente dhe legale. Shpërndarja e tyre bëhet në bazë të përqindjes së sigurisë se degëve e të tjera. Financimi është prej tri burimeve, institucional, pagesës së anëtarësimit të aktivistëve si dhe donatorët që ndihmojnë partitë politike për të bërë fushatë”, tha Zeka.

Për dallim nga këto dy parti, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se fushata do t’i kushtojë rreth 565 mijë euro.

Përfaqësuesi i sekretariatit të financave në Lëvizjen Vetëvendosje, Bekim Gashi, ka thënë se këto mjete do t’i shpenzojnë në tri kategori të ndryshme.

“Këtë vit fushata e Vetëvendosjes kemi planifikuar t’i kushtojë rreth 565 mijë euro, e cila do të ndahet në tri kategori të ndryshme. Siç është e mbrojtja e votës si dhe dita e zgjedhjeve që përmban të njëjtën linjë. Kategoria më e madhe e shpenzimit në këto zgjedhje përmban 39 përqind të buxhetit, aktivitetet dhe mbajtja e tubimeve përbën 33 përqind, si dhe fushata promocionale, shtypi , reklama përbën rreth 27 për qind të miratuar në Këshillin e Përgjithshëm. Ndërsa zgjedhjet e kaluara i kanë kushtuar VV rreth 340 mijë euro.

Gashi theksoi se VV ka planifikuar tre forma të financimit për fushatën para zgjedhore.

Ai njoftoi se të gjitha shpenzimet që do të ndodhin gjatë fushatës do të publikohen në ëeb faqen e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Lëvizja Vetëvendosje ka miratuar buxhetin e saj për zgjedhjet e 6 tetorit në Këshillin e Përgjithshëm. Buxheti është hartuar në bashkëpunim me të gjitha qendrat në gjithë Kosovën, të cilat kanë planifikuar shpenzimet e tyre në bazë të aktiviteteve që do t’i mbajnë gjatë këtyre ditëve. VV ka tri forma të financimit, përmes kuotës së pagesës së anëtarësisë, përmes donacioneve që japin qytetarët për ta ndihmuar Lëvizjen Vetëvendosje si dhe forma e tretë është buxheti që ndahet nga KQZ rreth demokratizimit të partive politike. Të gjitha këto shpenzimet që do të ndodhin, të gjitha të hyrat ne i publikojmë në uebfaqen e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Ekonomia Online ka kontaktuar edhe partitë tjera për të mësuar rreth shpenzimeve për fushatë zgjedhore, por të cilat nuk kanë shprehur gatishmëri për t’u prononcuar rreth kësaj çështjeje.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


23 lagje të Prishtinës të prekur nga koronavirusi-260 raste aktive

23 lagje të Prishtinës të prekur nga koronavirusi-260 raste aktive

Cakaj thërret shqiptarët: Mbështetni listën e Luginës së Bashkuar

Cakaj thërret shqiptarët: Mbështetni listën e Luginës së Bashkuar

Rezultatet e testit të vaksinave brenda dy muajve

Rezultatet e testit të vaksinave brenda dy muajve

Mos ia mësyni Ulqinit, koronavirusi është rikthyer atje

Mos ia mësyni Ulqinit, koronavirusi është rikthyer atje

Kusari:Nga Uashingtoni pres vetëm foto, aspak transparencë

Kusari:Nga Uashingtoni pres vetëm foto, aspak transparencë

Tahiri: Karshi Serbisë duhet të jemi një

Tahiri: Karshi Serbisë duhet të jemi një

Çdo i 18-ti person i prekur nga COVID-19 ka vdekur

Çdo i 18-ti person i prekur nga COVID-19 ka vdekur

Gratë kërkojnë “pjesëmarrje kuptimplotë në dialog”

Gratë kërkojnë “pjesëmarrje kuptimplotë në dialog”

Prokurori flet për hetimet rreth biletave të ndeshjeve të Kosovës

Prokurori flet për hetimet rreth biletave të ndeshjeve të Kosovës

Grenell i reagon europarlamentares Von Cramon: Pse nuk fokusoheni në liberalizimin e vizave për Kosovën

Grenell i reagon europarlamentares Von Cramon: Pse nuk fokusoheni në liberalizimin e vizave për Kosovën

OBSH DEKLARON FAZËN E RE TË RREZIKSHME TË KORONAVIRUS

OBSH DEKLARON FAZËN E RE TË RREZIKSHME TË KORONAVIRUS

PDK nesër shënon Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve

PDK nesër shënon Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve

A mund të bëhet shërbimi ushtarak obligativ?

A mund të bëhet shërbimi ushtarak obligativ?

Pacolli thotë se ka ngritur zërin nga 2007-ta për atë që SHBA-ja po potencon tani

Pacolli thotë se ka ngritur zërin nga 2007-ta për atë që SHBA-ja po potencon tani

Njohësit e arsimit thonë që Testi i Arritshmërisë dhe Maturës nuk duhet të anashkalohen

Njohësit e arsimit thonë që Testi i Arritshmërisë dhe Maturës nuk duhet të anashkalohen

BE-ja në korrik do të negociojë për buxhetin dhe fondin e rimëkëmbjes

BE-ja në korrik do të negociojë për buxhetin dhe fondin e rimëkëmbjes