Partitë në pushtet presin më shumë vende në KQZ

27.04.2019 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Partitë në pushtet presin më shumë vende në KQZ

Subjektet politike të koalicionit PAN, që përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, njëherësh edhe partner të koalicionit qeverisës në Kosovë, ende janë duke e pritur vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e Dekretit të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 27 mars ka emëruar tetë anëtarët rinj të KQZ-së. Tri partitë e koalicionit në pushtet, pretendojnë vendet në KQZ, si parti dhe jo si koalicion, për shkak se kjo ua pamundëson përfaqësimin e të tri partive. Por, atyre u kanë mbetur edhe dy vende në KQZ. Më 8 prill, tri partitë e koalicionit PAN, por edhe subjekti opozitar, Partia Socialdemokrate, e kanë dërguar Dekretin e presidentit nëGjykatë Kushtetuese për vlerësim.

Partitë e koalicionit PAN, megjithatë, e shohin nga kënde të ndryshme situatën e cila çoi deri te dërgimi i Dekretit të presidentit Thaçi në Gjykatën Kushtetuese.

Basri Musmurati, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se problemi i mosemërimit të anëtarëve të koalicionit PAN në KQZ qëndron te dy partnerët tjerë të koalicionit, AAK dhe Nisma.

“Ne si PDK e kemi dërguar njeriun tonë, por presidenti nuk e ka emëruar, sepse po pret që edhe këto dy partitë tjera, AAK dhe Nisma, të merren vesh për ta dërguar një kandidat. Problemi është i dy partnerëve tanë, nuk është problemi i PDK-së. Kjo do të ishte zgjidhur moti po të kishin vendosur ata që të merren vesh. Tashmë kjo çështje është në Gjykatë Kushtetuese. Ne e kemi respektuar edhe marrëveshjen, si dhe përqindjen e deputetëve në Kuvend, por edhe ata (AAK dhe Nisma) do të duhej ta respektonin”, theksoi Musmurati.

Por, zyrtarët e dy partnerëve tjerë të koalicionit, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, hedhin poshtë pohimet se ndërmjet tyre ka mosmarrëveshje lidhur me kandidatët për anëtar të KQZ-së.

Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë që grupet parlamentare kanë dërguar emrat e kandidatëve për anëtarë të KQZ-së, sipas kërkesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Asnjë mosmarrëveshje nuk ekziston në mes grupeve parlamentare. Presidenti ka kërkuar nga gjashtë grupet parlamentare që të dërgojnë emrat e anëtarëve. Pas dërgimit të emrave të anëtarëve nga grupet parlamentare, është ndërprerë procesi dhe është prolonguar deri më tash. Vendimi i fundit ( i presidentit) është në kundërshtim me kërkesën e Zyrës së Presidentit, prandaj konsiderojmë që presidenti ka rënë në lajthitje në këtë rast dhe ka dëmtuar grupet parlamentare”, theksoi Isufi.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, hedh poshtë pohimet se ekzistojnë mosmarrëveshjet ndërmjet partisë së tij me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Sipas tij, këto dy parti janë marrë vesh që të presin mendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Këndvështrimi jonë është ashtu siç thotë Kushtetuta, neni 139, paragrafi 4, pra që KQZ-ja përbëhet nga përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Nuk përmend parti politike të dala nga zgjedhjet dhe nuk përmend parti politike, të cilat kanë qenë ose nuk kanë qenë në koalicion. I referohet në mënyrë eksplicite, shumë qartë, grupeve parlamentare. Prandaj, ne mendojmë që çdo grup parlamentar, i cili ekziston, në kohën kur presidenti u bën ftesë grupeve parlamentare për të dërguar nga një emër në KQZ, ju takon nga një vend. Ne jemi grup parlamentar i veçantë dhe konsiderojmë se na takon një vend. Gjykata Kushtetuese duhet t’i japë përgjigje kësaj çështje. Ne po presim”, theksoi Sherifi.

Në anën tjetër, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, që dërgimi i lëndës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përbërjen e KQZ-së, ka qenë krejtësisht i panevojshëm, marrë parasysh që tashmë ekziston një vendim i kësaj gjykate, i cili i definon qartë se çfarë është një grup parlamentar dhe cilat janë grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend. Por, sipas tij, është e natyrshme që partitë politike të tentojnë të shtrijnë influencën edhe në institucionet tjera.

Megjithatë, dërgimi i kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese, siç thotë ai, ka edhe implikimet e veta lidhur me funksionalitetin e brendshëm të KQZ-së, e sidomos marrë parasysh që tashmë ka nisur procesi i jashtëzakonshëm zgjedhor për kryetarët e katër komunave në veri, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

“Të gjitha vendimet që ndërlidhen me procesin, pra, pjesa e rezultateve e partive politike dhe të ngjashme, duhet të miratohen me dy të tretat e votave të të gjithë anëtarëve të KQZ-së. Pra, nevojiten tetë vota nga 11 anëtarë sa ka KQZ-ja. Në këtë drejtim, fakti që tashmë janë vetëm nëntë anëtarë, prej të cilëve katër janë zyrtarisht të opozitës, nënkupton që opozita mundet që në çfarëdo momenti të bllokojë funksionimin e brendshëm të KQZ-së, përkundër faktit që ata në këtë detyrë janë betuar që do të shërbejnë pa anësi politike. Mirëpo, duke e njohur kontekstin politik në Kosovë, kjo gjë është pothuajse e pamundur që të ndodhë”, theksoi Cakolli.

Sidoqoftë, afatet ligjore për dhënien e një vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës për kushtetutshmërinë e Dekretit të presidentit të Republikës së Kosovës, lidhur me çështjen e emërimeve të anëtarëve të KQZ-së, janë dy muaj nga data e dorëzimit të kërkesës për vlerësim.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve