Partitë në garë për sigurimin e shumicës së re parlamentare

22.07.2020 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Partitë në garë për sigurimin e shumicës së re parlamentare

Opozita shqiptare ka vendosur të protestojë, kundër siç tha, manipulimit të procesit zgjedhor më 15 korrik, në zonat e banuara me shqiptar, para se gjithash në rajonin e Kërçovës.

Protesta do të mbahet të hënën edhe pse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, procesin zgjedhor e ka vlerësuar në rregullt, ndërsa ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e partive politike dhe pas skadimit të afatit të ankesave në Gjykatën Administrative, do të certifikojë rezultatin zgjedhor.

“Fare nuk kishte dëshmi. Të shkruash në një ankesë me dy-tri fjali, me pretendimin për prishjen e procesit zgjedhor dhe pa dhënë argumente për të, apo pa respektuar procedurat e ankimimit, pa nënshkrim të ankesave apo pa plotësim të procesverbaleve, e lëshimeve tjera, asnjëherë ankesa të tilla nuk do të pranohet. Të gjitha ankesa, që ishin në mbi 2,100 në numër, kishin lëshime gjatë hartimit, andaj edhe janë hedhur poshtë”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Por, sipas drejtuesve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, vjedhja e votave apo mbushje e kutive nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka ndodhur një njësinë e pestë zgjedhore. Në disa vendvotime të kësaj njësie, sipas opozitës, BDI ka fituar me një diferencë për rreth 11 mijë votave kundrejt opozitës shqiptare, ndërkohë që në të gjitha njësitë tjera, rezultati pothuajse ka qenë i barabartë.

“Me këtë marsh ne duam të shprehim revoltën tonë që të mos keqpërdoret vullneti politik i shqiptarëve, pasi kjo nuk është hera e parë. Tani 18 vjet kemi vjedhje të votave, mbushje të kutive. Le të hapin një prej tyre dhe do të shohim se kanë votuar edhe njerëz që nuk jetojnë. Nëse kjo nuk dëshmohet ne jemi të gatshëm t’i dorëzojmë të gjithë 12 mandatet që i kemi fituar”, ka deklaruar për mediat Arben Taravari, përfaqësues i koalicionit “Aleanca dhe Alternativa”.

Vërejtje për procesin zgjedhor ka edhe VMRO-DPMNE-ja, e cila ka kërkuar numërimin me dorë të të gjitha fletëvotimeve, por kjo kërkesë nuk është marrë në konsideratë. VMRO-ja ndërkohë pretendon se është fituese e zgjedhjeve dhe organet e partisë kanë vendosur që të nisin negociatat me partitë tjera për formimin e shumicës së re parlamentare.

“Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së, njëzëri ka miratuar vendimin për të autorizuar kryetarin Hristijan Mickovski që të fillojë negociatat me partitë tjera për formimin e shumicës se re dhe më pas edhe kabinetin e ri qeveritar”, ka deklaruar Pançe Toshkovski, anëtar i komitetit të VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë, fushatë për marrjen e postit të kryeministrit po zhvillon edhe BDI-ja, e cila në paraqitjet nëpër mediat po kërkon unifikimin e partive shqiptare për të kushtëzuar pjesëmarrjen në qeveri me zgjedhjen e Naser Zyberit për kryeministër.

Megjithatë, kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev, ka bërë të ditur se negociatat për qeverinë do t’i nisë pas festës shtetërore të 2 gushtit, por ia ka bërë të qartë BDI-së se mandatar për formimin e qeverisë së re do të jetë ai vetë, si kryetar i partisë fituese në zgjedhje.

LSDM-ja në zgjedhjet e 15 korrikut ka fituar 46 ulëse në kuvend, VMRO-ja 44, BDI-ja 15, opozita shqiptare 12, E Majta 2 dhe 1 Partia Demokratike Shqiptare.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


13.165 pacientë të shëruar nga Covid-19, 1.641 raste aktive

13.165 pacientë të shëruar nga Covid-19, 1.641 raste aktive

Shqipëria e gatshme të fillojë negocimin e kapitujve të anëtarësimit me BE-në

Shqipëria e gatshme të fillojë negocimin e kapitujve të anëtarësimit me BE-në

Nagavci i reagon Mustafës: Mirë që edhe deklarativisht i hoqët vijat e kuqe për PDK-në

Nagavci i reagon Mustafës: Mirë që edhe deklarativisht i hoqët vijat e kuqe për PDK-në

Operohet infermieri që u ther me thikë në QKUK, kjo është gjendja e tij

Operohet infermieri që u ther me thikë në QKUK, kjo është gjendja e tij

Vuçiq: Trefishohet pro-amerikanizmi te serbët

Vuçiq: Trefishohet pro-amerikanizmi te serbët

Musliu: Amnistimi i veprimeve të EULEX-it, dëftesë e mjerimit politik të Hotit

Musliu: Amnistimi i veprimeve të EULEX-it, dëftesë e mjerimit politik të Hotit

​Gjykata Speciale: Nasim Haradinaj akuzohet për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve

​Gjykata Speciale: Nasim Haradinaj akuzohet për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve

22 vjet pas, dëshmitarët rrëfejnë për masakrën në familjen Deliu

22 vjet pas, dëshmitarët rrëfejnë për masakrën në familjen Deliu

​Zemaj: Nuk duhet të ekzaltohemi e të bëjmë lirimin e tepruar të masave

​Zemaj: Nuk duhet të ekzaltohemi e të bëjmë lirimin e tepruar të masave

Sulmohet me thikë një infermier në QKUK

Sulmohet me thikë një infermier në QKUK

Polemika për mbajtjen ose jo të maskave në ambient të hapur

Polemika për mbajtjen ose jo të maskave në ambient të hapur

Dy të vdekur dhe 46 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Dy të vdekur dhe 46 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

​Haradinaj- Stublla e njofton homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines për marrëveshjen e Uashingtonit

​Haradinaj- Stublla e njofton homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines për marrëveshjen e Uashingtonit

Të hënën në Speciale nis seanca ndaj Salih Mustafës

Të hënën në Speciale nis seanca ndaj Salih Mustafës

Haradinaj: Askush nuk u dënua për masakrën në Abri të Epërme

Haradinaj: Askush nuk u dënua për masakrën në Abri të Epërme

​Vdes pasi rrokulliset me traktor

​Vdes pasi rrokulliset me traktor