Parregullsitë në kontratat e ministrisë së Mbrojtjes që ia vështirësuan ushtrimet FSK-së

01.06.2019 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Parregullsitë në kontratat e ministrisë së Mbrojtjes që ia vështirësuan ushtrimet FSK-së

Zyra Kombëtare e Auditorit ka publikuar të gjeturat për vitin që lamë pas për ministrinë e Mbrojtjes.

Ndër të tjera,  përmenden parregullsi në dosjet e personelit të kësaj ministrie, hartimi i dobët i specifikave të projekteve kapitale si dhe të gjetura tjera të Auditorit.

Mos azhurnimi i dosjeve të personelit

Vendimi i Qeverisë 06/29 të datë 15.05.2015, mbi dëshminë e përvojës së punës përcakton se vendimi i përvojës së punës bëhet pjesë e dosjes së personelit për secilin nëpunës dhe ruhet sipas legjislacionit në fuqi.

Auditori ka gjetur se në 15 nga 40 mostrat e testuar në dosjet e personelit mungonte vendimi për njohjen e përvojës së punës.

Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së rishikimit formal i dosjeve të personelit nga ana zyrtarëve përgjegjës.

Sipas Auditorit, rreziku në këtë ekziston se azhurnimi i dosjeve të personelit me kohë rritë rrezikun që stafi i ministrisë të mos paguhet për pjesën e pagës si rezultat i përvojës në punë.

Në këtë mënyrë, Auditori ka rekomanduar se ministri duhet të sigurojë se kontrollet e brendshme në fushën e menaxhimit të personelit do të forcohen, me qëllim që dosjet të azhurnohen me kohë dhe të përmbajnë informatat komplete për të gjithë të punësuarit e institucionit.

Mos konfiskimi i sigurimit të ekzekutimit.

Zyra Kombëtare e Auditorit ka gjetur edhe shkelje në dhënien e kontratave në ministrinë e Mbrojtjes.

Auditori  ka vërejtur se te kontrata – Furnizim me pajisje fushore (karrika dhe tavolina) për nevojat e FSK-së, me vlerë 29,500€, OE fitues nuk ju kishte përmbajtur kushteve të kontratës, pasi që furnizimet nuk ishin konform specifikacioneve teknike të kontraktuara.

Menaxheri i kontratës e kishte refuzuar pranimin e këtyre pajisjeve, duke kërkuar që të sillen pajisje tjera konform specifikave të kërkuara, mirëpo OE ka dështuar t’i liferojë pajisjet sipas specifikave të kontraktuara.

Përkundër mos përmbushjes së kësaj kontrate, ministria nuk ka ndërmarrë masat për konfiskimin e sigurisë së ekzekutimit, siç ishte paraparë në kontratë.

Për shkak të mos furnizimit me këto pajisje janë shkaktuar vështirësi në realizimin e trajnimeve/ushtrimeve fushore të planifikuara të FSK-së.

Kjo ka ndodhur për shkak të moskujdesit të stafit të ministrisë në lidhje me përcjelljen e afatit të vlefshmërisë së sigurisë së ekzekutimit.

Sipas Auditorit mos konfiskimi i sigurimit të ekzekutimit nga ana e ministrisë, rritë rrezikun që OE-të të mos i përmbushin obligimet e tyre nga kontratat, dhe objektivat e ministrisë të mos arrihen.

Auditori rekomandon se ministri duhet të sigurojë se Departamentet përkatëse për zbatimin e kontratave, të zbatojnë të gjitha dispozitat lidhur me obligimet e palëve në marrëveshje dhe pa vonesë të ekzekutojnë të gjitha garancionet për sigurinë e ekzekutimit nga ana e OE, duke mos përjashtuar edhe paditë gjyqësore.

Buxheti final për investime kapitale në ministrinë e Mbrojtjes ishte 15 milionë e 449 mijë euro.

Prej tyre në 2018 ishin shpenzuar 14 milionë e 658 mijë euro  apo shprehur në përqindje rreth 95%.

Ato kanë të bëjnë me ndërtimin dhe rregullimin e objekteve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, blerjen e automjeteve taktike, blerjen e kamionëve të ndryshëm, si dhe blerjen e pajisjeve tjera.

Në ketë kategori të shpenzimeve për qëllime të testeve substanciale auditori ka ekzaminuar 24 pagesa me vlerë 9 milionë e 271 mijë euro dhe shtatë (7) kontrata me vlerë 2 milionë e 975 mijë euro për qëllime të pajtueshmërisë. /Lajmi.net/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve