Parma me ofertë të fundit për Balotellin

E publikuar: 30/06/2019 03:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportohet se Parma ka bërë ofertën e fundit për Mario Balotellin, duke i ofruar dy milionë euro pagë, plus bonuset që mund të përfshihen varësisht nga paraqitjet e tij.

Sipas La Gazetta di Parmma, skuadra italiane i ka bërë me dije sulmuesit problematik se është një ofertë në tavolinë me opsionin merre apo refuzoje.

Me një pagë pre dy milionë euro dhe bonuset të përfshira në të, është gjysma e pagës që Super Mario ka përfituar në kohën sa ishte te Marseille.

Mario Balotelli (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

28-vjeçari është lojtar i lirë, pasi kontrata me klubin francez ka skaduar në fillim të këtij muaji, derisa po stërvitet në vendlindjen e tij Brescia, që të qëndrojë në formë.

Mungesa e ofertave në drejtim të Balotellit, mund ta detyrojë këtë të fundit që ta pranojë ofertën e Parmës.

Sulmuesi italian po kërkon katër milionë euro në sezon, mirëpo klubi nga Serie A ka bërë ofertën e fundit për transferimin e tij. /Telegrafi/