Parlamenti grek voton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

E publikuar: 05/02/2019 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë të premte parlamenti grek do të votojë Protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë.

Protokolli do t’i dorëzohet fillimisht të enjten Komisionit të autorizuar për çështjet kombëtare të Mbrojtjes së Jashtme në Kuvendin grek, ndërsa të premten do të jetë para deputetëve grekë, pas së cilës vijon votimi, tha kreu i Kuvendit grek, Nikos Vucis, raportojnë mediat shqiptare .

Ndërkohë që të votohet protokolli kërkon rreth 151 vota edhe pse pritet që deputetët që votuan ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës të mbështesin anëtarësimin në NATO.