“Parku i Biznesit” në Drenas nga sot mbetet pa ujë të pijshëm,

E publikuar: 25/10/2018 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KRU “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët e “Parkut të Biznesit” në Drenas se, duke fillur nga dita e sotme e deri të dielën më 28 tetor 2018 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm është se, në stacionin e pompimit në fshatin Vragoli kemi punë të planifikuara rehabilituese të objektit.

Pasi nuk kemi alternativa të tjera, teknikisht nuk mundemi të furnizojmë “Parkun e Bisnesit” me ujë të pijshëm. Punët e planifikuara përfshijnë, rehabilitimin e rezervuarit si dhe vendosjen e një pompe të dytë.

Këto punë teknike po bëhen për një sigurim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm enkas për “Parkun e Biznesit” në komunën e Drenasit.