I pari i IPK-së nuk do të kthehet në Polici

E publikuar: 28/02/2017 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Hilmi Mehmeti tha se nuk do të kthehet në pozitën që kishte në Policinë e Kosovës

I pari i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Hilmi Mehmeti, ka konfirmuar se nuk do të kthehet në vendin e punës të ci Para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ai tha se nuk do të kthehet në pozitën që kishte në Policinë e Kosovës.

Drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës Hilmi Mehmeti, mandati i të cilit është hetimi dhe inspektimi i punës së Policisë së Kosovës deri më sot e ka mbajtur të ngrirë se a do të kthehet në pozitën e mëparshme.

I pyetur në komision nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, se a do të kthehet në Polici, Mehmeti tha nuk e mendon një gjë të tillë.

“Nuk planifikoj por kisha shku edhe pak më gjatë. Çështjen e pezullimit të punës në Policinë e Kosovës e ka dhënë edhe Agjencia Kundër Korrupsionit. Nuk do të kthehem në Polici”, tha Mehmeti.

Inspektorati Policor i Kosovës është organ i cili mbikëqyrë dhe heton Policinë e Kosovës për veprimet kriminale e shkelje të rënda disiplinore.

Në një shkrim të cilin KALLXO.com e publikoi në nëntor të vitit të kaluar, IPK, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia Kundër Korrupsionit kishin konstatuar se Mehmeti nuk ishte në konflikt interesi për shkak të pozitës aktuale si drejtor i Inspektoratit Policor dhe pozitës në Polici.lin e kishte para se të merrte pozitën e tanishme.