Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

E publikuar: 07/07/2019 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho është pa dyshim një trajner i shtrenjtë, paga e të cilit mund të përballohet vetëm nga klube me baza të forta ekonomike, por paraja, gjithsesi nuk kushti i parë që ai të përqafojë një projekt të ri,

Portugezi mësohet se ka refuzuar një ofertë “faraonike” të klubit kinez, Guangzhou Evergrande: 100 milionë euro në total për tre vjet. Praktikisht është oferta e refuzuar më e shtrenjtë në historinë e futbollit nga një trajner.

As një mal me para nuk mund ta bindin “The Special One” për t’u transferuar në Kinë, ku niveli i futbollit krahasuar më atë europian mbetet mediokër. Refuzimi i kësaj oferte të çmendur sugjeron që Jose Mourinho synon t’ia nisë nga e para në një klub europian./Supersport.al/